Meta firmosi anulimin e zgjedhjeve, çfarë do vendosë Kryesia e PS?

Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, pasi presidenti Ilir Meta firmosi zyrtarisht anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e Kryesisë së socialistëve do të diskutohen hapat që do ndërmarrë maxhoranca, pas vendimit të Kreut të Shtetit. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë gjatë takimeve elektorale në Bulqizë dhe Dibër se me vendimin që mori Ilir Meta nuk e meriton më të qëndrojë në zyrë.

“Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë”, theksoi Rama.

Në një konferencë për mediat, Presidenti Meta u shpreh se zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarjeje. Ai tha se vetëm Presidenti mund të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet.

Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve.

Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarjeje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe gjykata e lartë ka dalë jashtë funksioni”, tha Meta./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne