Meta “fshikullon” ndërkombëtarët: Kush janë këta që tallen me Kushtetutën tonë?

Pas deklaratës së fortë se do të hedhë në tavolinë propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për postin presidencial më 13 tetor, kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk ka lënë pa “fshikulluar” edhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të ndryshme në Tiranë, duke u kërkuar të mos nëpërkëmbin Kushtetutën e vendit. Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë të bëjnë propozimet e tyre.

“Rama e ata që s’më duan të vënë kandidat kë të duan. Të mos shkojnë sërish e të na futen nëpër ambasada, apo të ikin, boll e zbrazëm Shqipërinë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend evropian, të kthehen edhe refugjatët. Kjo është zgjidhja që unë jap, nuk është turp nëse nuk më votojnë. Njerëzit duhet të kenë besim te vota e tyre. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave.

Nëse ka propozim Rama le ta bëjë, ose ndonjë ambasadat që flet për dialog apo nxit sherr. Asnjë propozim që dhunon parimet e të drejtës nuk e pranoj. Jemi vend i NATO-s, mos të tallen me Kushtetutën tonë, u tallën njëherë në 2008, kur i mbanin ISO-n Ramës e Doktorit. Njëri prej tyre është akoma ambasador këtu. Duhet të bëhemi burra shteti dhe t’i zgjidhim gjërat vetë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve dhe thonë do ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Ilir Meta.

 

I ftoj ndërkombëtarët të bëhen seriozë të mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën në 2008-n me kushtetutën tonë. Të mos bëjmë lojë ambasadash, unë i ftova në dialog dhe i vetmi që nuk erdhi. Do dialog le t’i marrë ndërkombëtarët dhe të vijnë ose nëse svijnë shkojmë ne atje, edhe në Amerikë se vizat ai i jep dhe i merr. Edhe për Kolegjin Zgjedhor, edhe për të gjithë.

Kush janë këta ambasadorë që thonë ti bëjmë zgjedhjet dhe pas korrikut t’ii shohë Gjykata Kushtetuese?”- tha Meta./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne