Meta i kthehet Ramës: Nuk je ti ai që më mëson për sjelljen

Ilir Meta deklaroi se Rama nuk është personi i duhur për t’i dhënë këshilla për sjelljen. Kjo, pasi ai në katër vitet si kryeministër, ai ka bërë shumë gjëra që nuk duheshin.

Ilir Meta i është përgjigjur ashpër akuzave të Edi Ramës, se nëse do të ishte në vendin e tij, nuk do të kishte shfrytëzuar boshllëkun e ligjit për të bërë fushatë për partinë.

“Unë e kuptoj hallin e të dy zotërinjve që ju sapo përmendët. Z. Rama natyrisht që nuk është personi më i duhur për të dhënë rekomandime rreth sjelljes institucionale, pasi ka 4 vjet që si Kryeministër nuk duhet të bënte shumë e shumë gjëra.” – deklaroi Meta në emisionin “Debati në Channel One”.

Më parë, Rama kishte thënë se nuk do t’a bënte atë që bën Meta.

“Për shkak të boshllëkut të ligjit, unë nuk do ta bëj atë, por z. Meta e bën që merr pjesë në fushatë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne