Meta i përgjigjet ‘flakë për flakë” Venecias: Ke tejkaluar kompetencat, do e shihni nesër

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në mbrëmje disa detaje në lidhje me reagimin që do të ketë nesër në lidhje draft-opinionin për Komisionin e Venecias.

Meta tha në një intervistë në “Opinion”, se Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat e saj, ndërsa shtoi se këtë gjë do ta sqarojë nesër.

“E para, ka tejkaluar Venecia kompetencat e saj dhe do e shihni nesër, do e dëgjoni nesër. Është shumë e sigurt. Nuk ekziston termi tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ekziston shkelje dhe shkelje e rëndë dhe presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe krim”, tha Meta

“Zero… Në Kushtetutën e Shqipërisë është shumë e qartë se i vetmi institucion që cakton zgjedhjet është presidenti. Kushtetuta është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm me të cilën nuk mund të luaj askush. Parimi kryesor i kushtetues sonë është pluralizmi politik”, u shpreh Presidenti./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne