Meta: Ja çfarë ka bërë Rama në 10 vitet e fundit

I ftuar në emisionin Dritare me Rudinën, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar Kryeministrin Rama dhe deklaratën e tij, kur i kërkoi policëve të heqin kapelën e të votojnë PS.

“Është e gjitha një platformë presioni e shtypje për të deformuar votën, por LSI nuk e ha presionin. Po të kesh një Kryeministër që na zhgënjen çdo ditë e më shumë. Që thotë të dashur policë, hiqni kapelën pas orës 4, e votoni PS-në.

Ai kërkoi ndjesë ditën tjetër. Po sa herë ka kërkuar ndjesë ai. Sa herë më ka kërkuar ndjesë mua, u bënë 20 vjet dhe në 10 vjet më kërkon mua ndjesë, e prapë e bën. Ne e kemi pasur tolerancën problem, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Unë jam një politikan i përgjegjshëm ,zgjedhjet e lira nuk mund të cenohen nga askush. Ajo që unë synoj është vetëm një fushatë normale, demokratike, të mos përfshihet shteti në cilëndo palë politike, e aq më tepër policia, kjo është e turpshme.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne