Meta kërkon funksionim të plotë të drejtësisë: Bankat kanë ulur efektivitetin, nuk po sundon ligji

Presidenti Ilir Meta në një aktivitet të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë ka kërkuar një funksionim të mirë të drejtësisë, pasi sipas tij bankat nuk po performojnë si duhet.

Meta deklaroi se në 10 vitet e fundit, bankat në Shqipëri kanë raportin më të ulët të kredive.

“Mbetet shqetësim se bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi.

Ato japin kredi në përqindje shumë të ulët nga depozitat që disponojnë. Duke iu referuar vlerësimit të tyre nga Banka Qendrore Europiane (BQE), vërehet se gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të arkëtuar të sistemit bankar ndaj PPB.

Sipas BQE një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet me dobësitë e sundimit të ligjit. Për këtë arsye një kthim dhe forcim në shinat e ligjshmërisë dhe funksionim të shtetit të së drejtës për funksionimin e plotë të gjyqësorit si dhe lufta ndaj korrupsionit do të sillte ndikim të mirë jo vetëm ndaj vendit, por edhe në efikasitetin e drejtpërdrejtë bankar mbi ekonominë shqiptare”, tha Meta./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne