Shqiperia

Meta kërkon ndryshime në projektligjin për median: Të mos cënohet liria e gazetarëve

Presidenti Meta i kërkoi parlamentit dhe qeverisë që të marrin parasysh vërejtjet e gazetarëve dhe OSBE-së kundër ligjit antishpifje të qeverisë Rama.

Në një postim në Facebook, presidenti theksoi se raportet negative të institucioneve të huaja për lirinë e shtypit në vend janë ‘këmbanë alarmi për demokracinë në Shqipëri’, ndaj duhen marrë në konsideratë para se të miratohet paketa anti-shpifje.

Presidenti kujtoi kritikat e OSBE/ODIHR-it dhe organizatave të tjera në mbrojtje të lirisë së shtypit, të cilat i kanë kërkuar qeverisë të ndryshojë ligjin për kontrollin e medias, pasi nuk ka bazë ligjore dhe mund të ‘ketë ndikim negativ në lirinë e shprehjes’.

Presidenti Meta përmendi raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias, ku Shqipëria humbi 7 vende; raportin e Fredoom House ku media shqiptare u vlerësua si ‘pjesërisht e lirë’, dhe raportin e OSBE/ODIHR-it që i quan mediat e mëdha shqiptare platforma lobuese të pronarëve të tyre për të përfituar nga pushteti.

Presidenti tha se do të jetë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe kundër tentativave që synon të cënojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, pasi “pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.”/ exit

OPINIONE