Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor/ Rama: Do ta votojmë sërish, pa asnjë ndryshim

Pas mbledhjes së shtabit në PS, ku u pyet dhe për kthimin e Kodit Zgjedhor nga ana e presidentit Meta, Edi Rama tha se Kodi do të kalojë sërish në Kuvend.

Sipas kryeministrit, ai do kalojë pa asnjë ndryshim.

“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, aq më pak Meta. Do ta votojmë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Rama para mediave.

Presidenti Meta ktheu javën e kaluar Kodin Zgjedhor, për ti dhënë një mundësi parlamentit për të reflektuar, ndërsa në qëndrimin e tij kishte një arsyetim prej 80 faqesh, hartuar nga ekspertët ligjor të presidencës.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arsyetimet e tij, Presidentit Meta thotë se:“Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”
Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kërkon të manipulojë zgjedhjet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne