Shqiperia

Meta mesazh për Kosovën: Shembull i shkëlqyer demokracie, në një rajon që vuan nga pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira

Shembull të shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë, e ka quajtur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjithë sa ndodhi me procesin zgjedhor dje në Kosovë.

Me një postimin në Facebook, Meta, thekson se Kosova i dha një shembull mbarë botës, për demokracinë në rritje, “në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! 🇽🇰👏

/tpz

OPINIONE