Meta mori 35 milionë euro për Tiranë-Elbasan para zgjedhjeve, u përdorën në fushatën e LSI, si 85 milionë eurot e Alpetrol?!

Para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, pas shumë e shumë hezitimesh, qeveria i ka dhënë Ministrisë së Transporteve të drejtuar nga ministri i LSI Sokol Dervishaj 35 milionë euro. Kjo shumë është dhënë për të rregulluar disa shembje në rrugën Tiranë-Elbasan. Shumë e cila është kritikuar asokohe nga deputetët socialistë se ishte shumë më e madhe se sa këto shembje, më pak se katër kilometra. Dhe jo se do bëhej e gjitha, por vende vende. Por duke qënë se Meta asokohe kreu i LSI kërcënonte se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje pa hyrë opozita, PS e mori me të “mirë”, ia dha 35 milionë eurot, të cilat që atëherë u tha se do të përdoreshin nga LSI dhe Meta për fushatën elektorale për blerjen e votës.

Atëkohë dhe kreu i opozitës Lulzim Basha akuzonte nga çadra Ramën dhe Metën se bënë “kurban” 35 milionë eurot e rrugës Tiranë-Elbasan për të hyrë LSI në zgjedhje. “Këta të dy pinë verë, ndërtojnë një ujësjellës nga fillimi në Shushicë duke djegur miliona lekë. 35 milionë dollarë për rrëshkitjet në rrugën e Elbasanit. Edi Rama dha 35 milione euro për t’i mbyllur gojën Ilir Metes i cili nuk pranonte zgjedhje pa opozitën, dhe për ta bërë President! 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në në karrigen e Presidentit, ky është komploti i derrave që bëjnë pazare në kurriz të demokracisë. Ulen dy veta pinë verë të shtrenjtë dhe nga aty na del presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve, e të djathtëve, e të majtëve, gegëve toskëve kjo është republika e vjetër e krimit e drogës e derrave oligarkë që majmen në kurriz të shqiptarëve. Shihni sa miliona luhen dhe gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash me cdo kusht, kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash”, deklaronte para tre muajsh Basha.

Dhe Ilir Meta vendosi të regjistrohet në zgjedhje, ndodhi ajo që ndodhi, dhe tashmë Edi Rama pas marrëveshjes me Lulzim Bashën dhe nxjerrjen e tij nga çadra dhe futjes së opozitës në zgjedhje, ka 74 vota. Kjo tashmë është e ditur. Ajo që nuk dihet është se ku shkuan paratë e dhëna Ministrisë së Transporteve të ministrit Sokol Dervishaj të LSI, ish këshilltar i Metës.

Nga hulumtimet e bëra mësohet se asnjë euro nuk është futur në këtë rrugë, për të evituar shembjet e bëra. Ndërkohë që mbetet mister nga kanë shkuar 35 milionë euro të kërkuar me aq urgjencë nga ministri i Ilir Metës pak para zgjedhjeve. Duke vertetuar ndoshta shqetësimin e “Pamfleti.com” se këto para kanë shkuar për blerjen e votës nga Meta. Por dhe duke vertetuar deklaratat e Bashës se Meta do ti përdorë këto para për zgjedhjet dhe ndaj i bënte presion Ramës se nuk do të hynte në zgjedhje dhe se do të mbështeste protestën e opozitës. Njëherësh ka qënë dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ai që ka ngritur zërin në momentin e diskutimit në komisionin parlamentar të ligjeve, duke nënvizuar faktin se janë shumë para për thjesht 4 kilometra rrugë.

“Duam shpjegime të qarta, kush mban pergjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Çfarë ështe kjo vlerë 35 milion dollarë per 4 kilometra rrugë?! Duam sqarime me zë dhe figurë”, ka shpërthyer Majko. I cili ka qënë në postin e kryeministrit të vendit dhe një shumë e tillë i ka bërë shumë përshtypje. Aq më tepër në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë që specialisti i Ministrisë së Transporteve në emër të ministrit ka sqaruar se “ka patur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat që do bëhen do jenë deri në 700 metra. 35 milion dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge”.  Por nuk ka qënë i këtij mendimi as deputeti tjetër socialist Dashamir Peza, i cili sërish ka ngritur zërin, duke nënvizuar faktin se është një shumë e madhe për kaq pak rrugë.

“E gjej të pabesueshme të vish dhe të thuash që dua shtesë kontrate se na kanë dalë situata të paparashikueshme. Me duket e pabesueshme. A keni bërë studime për këtë projekt? Do mbani pergjegjësi për ato që do thoni ketu”, ka shfaqur alarmin deputeti Peza.

Por pavarësisht mungesës së sqarimeve, Meta i mori paratë e rrugës Tiranë-Elbasan, 35 milionë euro bëhet fjalë që tashmë rezultojnë të painvestuara dhe të zhdukura, me destinacion blerjen e votës në favor të LSI. Aq më tepër që këto para u dhanë për një rrugë që të çonte në qarkun ku kandidonte bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi sot kryetare e LSI. Ka akuza se këto para në prag të fushatës, 35 milionë dollarë për 4 kilometra rrugë, janë dhënë për Metën për të financuar me lekët e shtetit fushatën e bashkëshortes së tij Kryemadhi. Por tashmë ka ardhur koha e verifikimit të investimit të këtyre parave të kërkuara me aq urgjencë.

Deri më tani nuk është hedhur asnjë lek në rrugën Tiranë-Elbasan, duke zhytur në mister zhdukjen e 35 milionë eurove të dhëna para fushatës për ministrinë e Transporteve të drejtuar nga Sokol Dervishaj, ministër i Metës. I cili nuk e ka për herë të parë. Ai kur ishte zv.ministër zhduku pa nam dhe nishan dhe 85 milionë eurot e Alpetrol.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne