Meta: një president që pretedon që po investon për “demokracinë”,por i varur nga kryeministri

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta ka treguar për herë të parë prapaskenat e zgjedhjes së tij në krye të shtetit.

Duke folur në “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ai tha se ka instistuar që Presidenti të ishte pjesë e paketës së bisedimeve me opozitën, por që nuk është pranuar nga PS.

“Kam instistuar që presidentin ta ofrojmë si mundësi për të qenë pjesë e një pakete për opozitën sa i përket zgjedhjeve. Ky ka qenë insistimi im. Me idenë që presidentin ta marrë opozita. Të sjellë 2-3 emra dhe më i pranueshmi për PS të jetë President i vendit. PS nuk ishte dakord. Por thoshte ta zgjedhim bashkë, na takon ne. Unë thashë ky pozicion do jetë pjesë e paketës me opozitën për disa arsye. Unë nuk kisha dëshirë të zgjidhesha në një parlament ku nuk është opozita. i bëj kërkesë zyrtare PPE-së, vijnë zyrtarët e saj, dorëzohet një project konkret, pranohet. U pranua që të shtyhen zgjedhjet 1 muaj dhe 4 ministri që mund të ndërhyhet, jepet kryetari i KQZ”, tha Meta.

Sipas tij “Vijmë ditën e premte. Ose PS do detyrohej të vendoste një President që e donte ajo ose do të konsumoheshin dhe ato dy raunde dhe do shkohej në zgjedhje të parakohshme. Ajo që unë bëra ishte një investim për stabilitetin dhe për demokracinë në 5 vitet që vijnë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne