Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta në fjalimin e tij të fundit si kryetar i LSI-së, deklaroi se pas marrjes së postit të kreut të shtetit pas 24 korrikut, nuk do të ndikohet nga bindjet politikë që ai ka. Nga Konventa e LSI-së Meta theksoi para të pranishmëve se ata kanë një sfidë më të lehtë pa të, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë për paqen.
“Unë qe përpara sfidave që pavarësisht bindjeve të mija eurosocialiste pas 24 korrik do tregoj se nuk do ndikohem nga bindjet e mia politike. Ju keni një sfidë më të lehtë se edhe pa Ilir Metën ju jeni një forcë për paqen sociale dhe triumfin në tërësi. Dua të shpreh disa falënderime. I pari i shkon nismëtarëve të themelimit të LSI që hapën një faqe të re në demokracinë shqiptare.”, tha Meta