Meta përlotet në fjalimin e tij të lamtumirës nga Monika

Lideri historik i LSI-së Ilir Meta ka mbajtur fjalnë e tij në Konventën Kombëtare të partisë, një fjalim të fundit përpara se t’i drejtohet postit të Presidentit. Gjatë fjalës, Ilir Meta, pavarësisht se ka tentuar të vetëpërmbahet, është përlotur përballë përfaqësuesve dhe simpatizantëve të LSI-së, të cilët kishin mbushur pallatin e sporteve dhe brohorisnin emrin e tij.

Në një moment të fjalimit të tij, Ilir Meta ka përmendur bashkëshorten Monika Kryemadhi, duke kujtuar ditën se kur e kishte takuar për herë të parë, në një moshë që nuk është e largët me moshën që tashmë ka njëra prej vajzave të tyre.

Në këtë moment, Ilir Meta është përlotur dhe zëri i tijështë dridhur.

“Edhe pse vajza jonë me e madhe është shumë më e madhe se Mona kur unë e takova tek zyra e Musa Ulqinit tek PS, dua të siguroj që Mona është po ajo që unë kam njohur atë ditë. Unë këtu nuk shoh një Monë por shumë Mona”.- ka thënë Meta.

Në fund të fjalës së tij, lotë janë parë në sytë e shumë përfaqësueve dhe simpatizantëve të cilët kanë dëgjuar fjalimin e liderit të tyre historic Ilir Meta. Kamera ka fokusuar momentet prekëse kur sytë e bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhi janë mbushur me lotë nga fjalimi i të shoqit./Gazet e tij në Konventën Kombëtare të partisë, një fjalim të fundit përpara se t’i drejtohet postit të Presidentit. Gjatë fjalës, Ilir Meta, pavarësisht se ka tentuar të vetëpërmbahet, është përlotur përballë përfaqësuesve dhe simpatizantëve të LSI-së, të cilët kishin mbushur pallatin e sporteve dhe brohorisnin emrin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne