Presidenti Ilir Meta i drejtohet me pyetje kritikëve të 13 tetorit, datë që ai e ka dekretuar për organizimin e zgjedhjeve lokale, pasi shfuqizoi 30 qershorin. Sipas Metës, propozimi i tij i jep zgjidhje krizës politike dhe bëhet nga institucioni i Presidentit të Republikës, i cili ekziston, ndërkohë që kritikët kërkojnë fillimisht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Reagimi i Metës
Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!/Top Channel