Meta shkon në Kosovë dhe viziton kishën katolike të Terezës në Prishtinë

Presidenti Ilir Meta pas vizitës në Tropojë këtë të hënë është ndalur në Kosovë, ku ka vizituar kishën katolike “Shën Tereza” në Prishtinë.

Meta, i cili në vizitat e tij si gjithmonë frekuenton kishat dhe jo xhamitë, në këtë vizitë ndau urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.

“Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar”, ishin fjalet e presidentit Ilir Meta./vizionplus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne