Meta takim me Haradinajn në Prishtinë pas dorëheqjes: Krenar për karakterin e tij frymëzues

Takimi mes kryeministrit ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë vëmendje të madhe në mediat shqiptare. Një foto mes dy liderëve është cilësuar nga rrjetet sociale si FOTO E DITËS.

Presidenti Ilir Meta e takoi në Prishtinë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në një kohë që ai u terhoq nga posti i kreut të ekzekutivit dy ditë më parë. Kreu i shtetit ka postuar foto me Haradinajn teksa e quan atë kryeministër. Meta shprehet se ndihet krenar për karakterin e tij frymëzues.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!”, shkruan Meta.

Kjo vizitë është komentuar edhe nga vetë Haradinaj. Ai thotë se ky është një rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Foto e postuar nga presidenti Ilir Meta

 

 

 

 

burimi:/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne