Meta takim të fundit me ambasadorin austriak: Angazhim i palodhur

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të fundit me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, teksa ky i fundit ka përfunduar tashmë mandatin e tij. Në takimin përshëndetës, Kreu i Shtetit ka falënderuar kryedipomatin austriak për angazhimin e tij të palodhur në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Gjithashtu, Meta shprehet në mesazhin e tij në “facebook” se e ka falëderuar ambasadorin Sattler edhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë. ?????”, shkruan  Meta./ballkanweb 


foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne