Meta takon Presidenten e Estonisë: Ndamë të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane

Presidenti i Republikës Ilir Meta po qëndron për një vizitë në Estoni. Ai me një njoftim në faqen e tij në facebook ka bërë publik takimin që kishte me Presidenten Estoneze.

Njoftimi i tij i plotë:

I lumtur të pritem në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj Kersti Kaljulaid, Kryetare e një shteti mik dhe aleat në NATO.

E falenderova për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.

Ndamë të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi.

Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne