Shqiperia

Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit, Ambasador Ali Bin Hassan Al-Hammadi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmat financiare që Gjysëmhëna e Kuqe dhe shteti i Katarit i kanë dhënë ndër vite Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht qytetarëve të Kosovës, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale të shtresave në nevojë në vendin tonë.

Duke e falënderuar me mirënjohjen z.Al-Hammadi dhe organizatën humanitare që ai përfaqëson, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Katarit, si edhe shprehu domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy popujve e vendeve tona.

OPINIONE