Meta tregon bisedën që bëri me Ramën për Saimir Tahirin dhe kanabisin

I ftuar në emisionin “Debati në Channel”, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se të gjithë përgjegjësin e kanabizimit të vendit e ka Edi Rama që vendosi Saimir Tahirin ministër të Brendshëm.

Meta sqaroi se ja kishte thënë në sy vet Ramës dhe Tahirit që ky i fundit nuk duhet të ishte në këtë post.

Por, sipas Metës, Rama i kishte thënë që Tahirin e ka njeri të besuar dhe kishte insistuar që Tahiri të ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.

“LSI-ja nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për gjërat që kanë shkuar keq gjatë qeverisjes”.

Absolutisht LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka reflektuar. LSI-ja ka bërë edhe zëvendësime ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjësinë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshtime të mëdha edhe nga brenda nga PS-ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia atij dhe personit në fjalë.

Ia keni shprehur personalisht? Dhe çfarë ju ka thanë Rama?

Më ka thënë që ky është njeriu më i besuar, nuk kam njeri tjetër më të besuar. Përgjegjësinë për çështjen e drogës e ka Rama dhe askush tjetër dhe LSI-ja nuk ka asnjë lidhje.

Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja. Edhe një deputet që kishte LSI-ja që nuk e dinte se ishte me këto probleme, e kishte marrë Rama. Kjo është historia.

Tani për çfarë ka përgjegjësi LSI-ja? Për koncesionet? LSI-ja ka dy vjet që ka dorëzuar në parlament ligjin për koncesionet. Pse? Sepse është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të jepen koncesionet fshehurazi, të jepen burimet natyrore të Shqipërisë fshehurazi, të jepen miliardë euro fshehurazi. Aty i kemi të ardhurat, nuk i kemi tek taksat e larta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne