Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i SHISH

Prej më shumë se një muaji në tryezën e Presidentit Ilir Meta qëndron propozimi për të dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Është e qartë se emri që zgjodhi Edi Rama për të zëvëndësuar Visho Ajazi Likën nuk e bind kreun e shtetit. sot kreu i shtetit i tregoi gazetarëve se ku qëndron problem me Helidon Bendon.

“Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare” u shpreh Meta, gjatë konferencës së përbashkët me homologun malazez, Filip Vujanoviç.

Pra dyshimet e Metës janë se Bendo nuk do të jetë krejt i pavarur nga Edi Rama gjatë kohës që do të drejtojë SHISH. Për këtë arsye dekreti i emërimit po vonon dhe duket se do të shtyhet ende në kohë, megjithëse de fakto Helidon Bendo është në krye të këtij institucioni që pas largimit të Visho Ajazi Likës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne