Metoda e çuditshme e presidentit të Egjiptit në urimin e Fitër Bajramit! Urime për të gjithë, përveç Katarit!

Televizioni i Egjiptit mesazhin e urimit të Abdulfetah Al-Sisis me rastin e Fitër Bajramit e ka transmetuar në mënyrë të çuditshme dhe të paparë deri më tani.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në shkrimet që transmetoheshin në formë titrazhi nga kanali informativ i Egjiptit, thuhej: “Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, uron festën e Fitër Bajramit për të gjithë Ummetin Islam, me përjashtim të Katarit. Egjipti së bashku me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin përbëjnë frontin e kate vendeve arabe që kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë vendosur bllokadë të gjithanshme kundër këtij vendi. Egjipti dhe disa vende islame sot (të dielën) festojnë Fitër Bajramin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne