Mexosopranoja turke, Ezgi Karakaya është njëra prej 20 artisteve të cilat arritën të radhiten në finale të Konkursit të Këngëtarit më të Mirë në Botë të organizuar nga BBC-ja në Cardiff.
Në këtë konkurs morën pjesë 450 pjesëmarrës nga vendet e ndryshme të botës, duke filluar prej Italisë e deri në Norvegji, prej Rusisë e deri në Kanada.
Karakaya, e cila është mexosopranoja e Operës dhe Baletit Shtetëror në Ankara, do të garoj për vendin e parë në konkursin në fjalë që do të mbahet prej 11-19 qershor në Cardiff.
Konkursi do të transmetohet drejtpërdrejtë nëpërmjet ekraneve të BBC-së.
Nga Konkursi i Këngëtarit më të Mirë në Botë që organizohet nga BBC-ja në Cardiff prej vitit 1983 e këtej kanë dalë emrat e shquar si Bryn Terfel, Karita Mattila, Dmitri Hvorostovsky e Anja Harteros.
Nga Turqia në finali kishin mbetur bas baritoni Burak Bilgili në vitin 2003 dhe Ilker Arcayurek në vitin 2015./ trt