“Mezhgorani”/ Jepen masat e sigurisë për 30 të arrestuarit, Gjykata liron Henri Çilin

Gjykata e Përmetit ka liruar nga qelia botuesin Henri Çilin, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë mbrojtjes në gjykatë, Çili ka pranuar përgjimet, me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe se biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore.

Çili dhe dy avokatët e tij u paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore.

Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.

Ndërkohë vijon seanca për masat e arresit për 29 të arrestuarit e tjerë në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani’./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne