“Mianmari shtyn procesin e rikthimit të muslimanëve të Arakanit”

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka deklaruar se qeveria e Mianmarit ka shtyrë pa treguar asnjë arsye procesin e rikthimit të muslimanëve të Arakanit (Rohingya) në vendet e tyre.

“Mianmari shprehet se është i gatshëm të rimarrë shtetasit e tij, por kur vërejmë të vërtetën ai nuk bën asnjë gjë për këtë. Mianmari po shtyn pa asnjë arsye të caktuar procesin e rikthimet të Rohingyave në vendin e tyre”, tha në një deklaratë Hasina, e cila ndodhet në Nepal për të marrë pjesë në takimin e Nismës së Gjirit të Bengalit për Bashkëpunimin Teknik dhe Ekonomik Multi-Sektorial (BIMSTEC).

Më tej Hasina ka theksuar se në kuadër të takimit BIMSTEC ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Mianmarit, Win Myint, por se gjatë bisedës nuk është diskutuar çështja e muslimanëve të Arakanit.

Bangladeshi dhe Mianmari në muajin dhjetor patën nënshkruar një marrëveshje për rikthimin e muslimanëve të Arakanit në vendin e tyre.

– Problemi i Arakanit

Misioni i pavarur hetimor ndërkombëtar për Mianmarin, i themeluar nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka kërkuar që anëtarët e nivelit të lartë të ushtrisë së Mianmarit duke përfshirë edhe shefin e shtabit, Min Aung Hlaing, që të gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) për gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit.

Shumica e mulimanëve të Arakanit të cilët janë përballur me persekutim dhe presion sistematik që prej viteve 1970 në Mianmar, braktisën trojet e tyre duke migruar në vende të tjera.

Mulimanët e Arakanit kanë humbur në vend të drejtat e tyre të nënshtetësisë që prej vitit 1982 dhe ata konsiderohen si njerëz “pa shtet”. Po ashtu muslimanët e Arakanit që nga OKB-ja pranohen si “pakicë fetare që persekutohet”, ata gjithashtu përballen edhe me ngjarje të dhunshme, diskriminim ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Gjatë vitit 2012 në Arakan pati konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku në ngjarje u masakruan mijëra persona shumica e tyre muslimanë, si dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Nën pretendimin e sulmeve militante të ndërmarra njëkohësisht ndaj pikave policore kufitare në Arakan më 25 gusht 2017, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë nisën sulmet brutale mbi muslimanët Rohingya të cilët masakruan rreth 10 mijë pjesëtarë të kësaj pakice.

Në sulmet shndërruara në spastrim etnik nga ushtria dhe budistët fanatikë u dogjën gjithashtu mbi 350 fshatra, si dhe mbi 700 mijë muslimanë të Arakanit mbetën të detyruar të strehoheshin në Bangladeshin fqinj duke kaluar nëpër rajonet e vështira malore, lumenj apo detin.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne