Michel Lotito, francezi metal-ngrënës që konsumoi një avion “Cessna 150”

I lindur në Grenoblë të Francës në vitin 1950, Michel Lotito, nuk ishte një person normal. Që në moshën 9-vjeçare, ai krijoi një tolerancë të pazakontë ndaj ngrënies së objekteve të rrezikshme prej qelqi dhe metali. Pasi u vizitua në spital, mjekët njohën aftësinë e tij unike, për të konsumuar materiale tepër të forta. Ai kishte acide shumë të forta në stomak, si dhe një zorrë shumë më të trashë se normalja.

Kështu Michel nisi një karrierë të pabesueshme si “Mangetout” (Ngrënësi i gjithçkaje). Dieta e tij që nga viti 1966 përfshinte 18 biçikleta, 15 karroca supermarketi, 7 televizorë, 6 llambadarë, 2 shtretër metalikë, 1 çift skish, dhe 1 kompjuter.

Deri në tetorin e vitit 1997, ai kishte ngrënë pothuajse 9 tonë metal. Kulmin e mbërriti në vitin 1978, kur hëngri një avion të tërë të llojit “Cessna 150”.

Ngrënia zgjati sigurisht 2 vite, deri më 1980. Lotito vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 2007, në moshën 57-vjeçare. Ai la pas një trashëgimi të pabesueshme, si njeriu me njërën prej dietave më të pazakonta të regjistruara ndonjëherë. Si për ironi, organizmi i pazakontë i francezit, e kishte një të metë: ai nuk duronte dot ushqimet e buta. Kështu Lotito, e kishte shumë problem të hante një banane.

Dhe kjo mendohet se ishte një efekt anësor i acideve të tij jashtëzakonisht të fuqishme në stomak. Ende sot shkenca mjekësore, e ka të vështirë ta shpjegojë deri në fund këtë dukuri, por një gjë është e sigurt: bota s’do ta harrojë kurrë njeriun që hëngri një aeroplan…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne