Microsoft kritikon qëndrimin e SHBA-ve ndaj Huawei-t

Presidenti i Microsoft-it, Brad Smith ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së SHBA-ve ndaj Huawei-t, duke thënë se i sheh si të padrejta sanksionet ndaj kompanisë kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për revistën amerikane të ekonomisë “Bloomberg Business”, Smith tha se sanksionet e qeverisë amerikane që pengojnë shitjen e teknologjisë për kompaninë kineze Huawei nuk janë në përputhje me vlerat amerikane.

Ndër të tjera Smith tha se sanksione të tilla duhet të jenë në përputhje me realitetin, logjikën dhe ligjin.

“Sanksionet janë të barabarta me vendosjen e një ndalese për krevat në hotel”

Duke iu referuar përvojës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në industrinë e hotelerisë, Smith tha se “T’i thuash një kompanie teknologjike, ‘ju mund të shisni produktet tuaja, por nuk mund të blini sisteme operative dhe procesorë’ është e barabartë si të thoni “ju mund të ofroni shërbim në një hotel por nuk mund të vendosni një shtrat në dhomat tuaja, nuk mund të keni ushqim në restorantin tuaj‘. Kjo qasje rrezikon situatën e kompanisë”.

Ai shtoi se për të qenë një lider global i teknologjisë duhet që teknologjia që posedon t’i ofrohet të gjithë botës dhe se qeveria e vetme që mund të menaxhojë teknologjinë globale është bashkëpunimi i vërtetë i qeverive.

Në muajin maj, pasi shtoi pajisjet telekomunikuese të Huawei-t në listën e ndalimeve të tregtisë së jashtme, Trump njoftoi një “emergjencë kombëtare ekonomike” në kontekstin e pengimit të teknologjisë dhe shërbimeve të konkurrentëve të huaj.

Pas vendimit të qeverisë amerikane edhe kompanitë gjigande filluan të ndërmarrin hapa paralele me këtë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane si Google, Intel, Broadcom, Qualcomm dhe Xilinx njoftuan pezullimin e marrëdhënieve të tyre me Huawei-n dhe se nuk do të mund të siguronin më furnizime të produkteve.

Google, në një deklaratë muajin e kaluar, konfirmoi se në kuadër të sanksioneve, aplikacionet e Google, përfshirë edhe ato të tilla si Google Maps dhe YouTube nuk do të ishin më të pranishëm në modelet e reja të telefonave të Huawei-t.

Ndërsa Huawei në përgjigje të këtyre sanksioneve njoftoi se ka zhvilluar sistemin operativ dhe harduerin e tij./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne