Middle East Eye: Princat e arrestuar sauditë, dërgohen në spital për shkak të torturimit

Gazeta amerikane Middle East Eye, në një raport të saj shkruan se princat e arrestuar sauditë mes tyre Motaebi djali i mbretit të kaluar, së bashku me 5 princa të tjerë janë dërguar në spital vetëm 24 orë pas arrestimit të tyre për shkak të gjendjes së rëndë nga torturat.

Gjendja e një prej princave të arrestuar dhe torturuar në Arabinë Saudite ishte aq e rëndë saqë ai është dërguar në departamentin e specializuar të spitalit. Punonjësit e spitalit ku janë dërguar princat e torturuar thonë se në trupat e tyre gjenden shenja të këmbaleve, mirëpo nuk janë vënë re shenja të thyerjeve të kockave. Ish shefi i inteligjencës princi Bandar bin Sulltan ishte midis princave dhe ministrave të arrestuar dhe torturuar. Sipas raportit, disa prej atyre që u janë nënshtruar torturave fizike dhe psiqike u dërguan në spital me lëndime të rënda. Megjithatë, thuhet se janë përdorur mjete tepër të sofistikuara në torturimin e tyre dhe nuk ka plagë në fytyrat e tyre kështu që ata do të duken normalë kur shfaqen në publik, shton raporti i MEE. Dhjetëra princa, ministra dhe ish ministra u arrestuan të shtunën me urdhër të të ashtuquajturit Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës. Princi Bandar bin Sultan ishte ish-ambasador i Arabisë Saudite në Uashington dhe i besuar i ish presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush. Burimet e MEE thanë se numri i të arrestuarve në fakt ishte më shumë se 500 dhe se dyfishi i këtij numri janë marrë në pyetje. Gjithashtu, regjimi i Riadit bllokoi pasuritë e kushëririt të princit të kurorës, Muhamed bin Najef, i cili thuhet se vazhdon të jetë nën arrest shtëpiak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne