Mihajloviç: Serbia fillon më 2018-n ndërtimin e Autostradës së Paqes Nish-Prishtinë-Durrës

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, deklaroi se Serbia do të nisë vitin e ardhshëm ndërtimin e seksionit të parë të së ashtuquajturës Autostrada e Paqes Nish-Prishtinë-Durrës.

“Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç duke shtuar se të dhënat financiare ishin ende paraprake.

“Ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, shtoi ajo.

Mihajloviç tha se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka rrugë që s’është domethënëse për Serbinë. Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe kjo është arsyeja që ajo ka nevojë për porte”, deklaroi zv/kryeministrja serbe. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne