Mihal Kokedhima i burgosur për një oligark mik të Ramës!

Ngjarja në Porto Palermo e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka një anë të saj të errët që askush nuk e ka thënë deri më sot, për arsyet e tyre.

Mihal Kokdhima dhunoi fizikisht dhe ndoqi mbi kofangon e furgonit turistët spanjollë të cilët ishin të hipur mbi të duke i fyer dhe kërcënuar vazhdimisht, pasi ata nuk pëlqyen shërbimin në restorantin e tij dhe ikën pa paguar. Tani Mihali është në burg dhe akuzohet për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrimi i pronës”.

Por e gjithë kjo histori ka dhe anën tjetër të medaljes, e panjohur deri tani dhe embajtur qëllimisht e fshehtë.

Mjafton një kërkim i thjesht në internet se kush është familja spanjolle, Galdon për të kuptuar se incidenti në Porto Palermo, kurrsesi nuk ka ndodhur se ata janë larguar nga restoranti ‘Panorma’ pa paguar faturën, siç pretendon Mihal Kokdhima. Eugenio Galdon është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë ‘ONO’, që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Por arsyeja e vërtetë është se milioneri Galdon dhe familja e tij kanë dashur të largohen jo se nuk kishin mundësi të paguanin por sepse ata janë miq të kryeministrit Edi Rama dhe e kanë bërë qëllimisht atë lëvizje për t’u larguar pa paguar dhe përfituar padrejtësisht.

Vetë vizita e shpejt e Ministrit të Turizmit Blendi Klosi për t’u gjendur pranë familjes Galdon është bërë me porosi të Ramës, për të ngushëlluar familjen e pasur mike të tij.

Kjo tregon edhe njëherë se miq e Ramës ngado qofshin duan të vjedhin ngado që shkojnë./gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne