Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Besimtarët shqiptarë kanë falur në orët e para të mëngjesit festën e Kurban Bajramit në Sheshin “Skënderbej”.

Besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni. Në mesazhin e tij para qytetarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha ai ndër të tjera./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne