Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë
Drejtori i Përgjithshëm i Shoqates Nexhat
Më shumë se 8000 qytetare kane nënshkruar peticionin tone.
26 prill 2020
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Unë po shkruaj në emër të qindra familjeve të vuajtura të anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve Khalq (MEK, kulti Raxhavi) që janë vendosur në vendin tuaj.
Dua të kujtoj se letrat e familjeve drejtuar Zyrës së Presidentit kanë mbetur plotësisht pa përgjigje deri më tani.
Ju jeni të vetëdijshëm që anëtarët e kësaj organizate janë grumbulluar në një kamp në Manëz në Qarkun e Durrësit, në Shqipërinë perëndimore. Kampi kontrollohet plotësisht nga udhëheqësja e organizatës dhe zyrtarët shqiptarë nuk kanë asnjë autoritet mbi të.
Organizata MEK është nje organizate destruktive e cila ben lavazh mendor dhe i ndalon anëtarët e saj të komunikojnë me botën e jashtme, veçanërisht me miqtë dhe të afërmit.
Një javë më parë, familjaret e ushtareve te MEK-ut kane nisur një peticion online, duke iu drejtuar qeverisë shqiptare, dhe deri tani qe unë po ju shkruaj këtë letër, më shumë se 800 prej tyre e kanë nënshkruar atë. Lidhja më poshtë tregon peticionin:
Teksti i peticionit, i bën thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë kushte që familjet të komunikojnë me të dashurit e tyre në kampin MEK në Shqipëri. Ai eshte i bashkangjitur me listën e më shumë se 8000 nënshkruesve të peticionit.
Ne nenshkruesit e peticionit pyesim pse autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Kultin Raxhavi, po pengojnë familjet tona qe të komunikojnë me të dashurit e tyre?
Pse Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj qe të mos lëshojnë viza për iranianët në mënyrë që familjet të mos kenë mundësi të udhëtojnë në vendin tuaj?
Niveli i bashkëpunimit të qeverisë shqiptare e cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian me një kult terrorist, është shokues.
Ne jemi ne pritjet qe te dëgjojme përgjigjen tuaj per kete fakt. Kjo letër e hapur po i dergohet edhe autoriteteve ndërkombëtare, evropiane dhe shqiptare, si dhe organeve të të drejtave të njeriut dhe mediave.
Ne ju falenderojme per vemendjen dhe jemi në pritje, të përgjigjes tuaj për këtë letër.
Ebrahim Khodabandeh
Administrator of Shoqerise Nexhat