Me mijëra myslimanë Rohingia në pritje për të hyrë në Bangladesh

Me mijëra myslimanë Rohingia të cilët kanë ikur nga vendbanimet e tyre për t’i shpëtuar dhunës së forcave ushtarake të Mianmarit, të enjten kanë arritur në kufirin e Bangladeshit dhe po presin pëlqimin e autoriteteve kufitare të këtij vendi për hyrë në territorin e Bangladeshit.

Agjencia e lajmeve Associated Pres në një raport të saj ka shkruar se burra, gra dhe fëmijë të minoritetit mysliman Rohingia janë shumë të lodhur, të rraskapitur dhe të uritur dhe natën e kaluar e kanë kaluar në tokat me balt afër një korridori kufitar përgjatë lumit Naf. Që nga 25 gushti i këtij viti kur forcat ushtarak dhe grupet ekstremiste budiste filluan operacionin “Spastrimi” e deri më tani, mbi 600 mijë myslimanë Rohingia janë shpërngulur me dhunë nga provinca Rokhin e Mianmarit dhe kanë kërkuar strehim në Bangladesh. Ushtria e Mianmarit gjatë këtij operacioni kanë vrarë dhe masakruar një numër të madhe të banorëve të këtij rajoni dhe kanë djegur shtëpitë e tyre./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne