Mijëra palestinezë në varrimin e infermieres Najjar të vrarë nga ushtarët izraelitë

Mijëra palestinezë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të palestinezes 21 vjeçare Razan al-Najjar, e cila u vra teksa ishte vullnetare si infermiere gjatë demonstratave masive me titull “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin me Rripin e Gazës dhe Izraelit.

Najjar ishte objektiv i snajperistëve teksa tentonte të ndihmonte palestinezët e plagosur gjatë demonstratave.

Trupi i vajzës është sjellë mbi supe nga spitali në Han Yunus deri te shtëpia e saj.

Pjesëtarët e familjes, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin, e përcollën me lot. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne