Mijëra persona protestuan kundër ngjarjeve të dhunshme në SHBA

Mijëra persona në Charlottesville të SHBA-ve duke mbajtur qirinj në duar u mblodhën për të protestuar kundër ngjarjeve të dhunshme të përjetuara në fundjavë.

Në rrugët e qytetit Charlottesville janë mbledhur mijëra persona duke protesuar kundër racizmit, pasi në fundjavën e kaluar në këto rrugë të qytetit kryen marshime anëtarët e grupit racist Ku Klux Klan (KKK).

Grupi ka brohoritur me slogane kundër dhunës si dhe ka kënduar këngë. Një prej protestuesve Mike Ludgwick (47) në një deklaratë për AA, ka theksuar janë mbledhur “për të rimarrë rrugët.”

Pasi ka rikujtuar se në fundjavë në po të njëjtat rrugë u mblodhën anëtarët e KKK-së, Ludgwick tha se “Nga këto rrugë duhet të fshihen gjurmët e fashistëve. Edhe ne me qirinjtë në duar duke dalë në rrugët ku ata dolën me pishtarë dëshirojmë të fshijmë shenjat e tyre.”

Ndërsa Sarah Whitson (26) ka theksuar se ngjarje të ngjashme me ato të fundjavës janë përjetuar edhe në historinë e këtij qyteti.

“Në të shkuarën e këtij qyteti janë përjetuar luftëra raciste dhe kur këtë e lexojmë nëpër libra mendonim se kjo nuk do të përsëritej më asnjëherë, por kur vërejta ngjarjet e përjetuara në fundjavë kemi kuptuar se një potencial i tillë në komunitet mund të vihej në veprim në çdo moment. Gjithashtu e kuptuam se duhet të dalim në mbrojtje të rrugëve”, është shprehur Whitson.

Gjatë protestave në Charlottesville grupet raciste dhe ato kundër tyre u përballën me njëri-tjetrin, ku më pas një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një persona nga grupi i racistëve drejtoi një automjet mbi grupin kundër racistëve.

UASHINGTON (AA) – Mijëra persona në Charlottesville të SHBA-ve duke mbajtur qirinj në duar janë mbledhur për të protestuar kundër gjarjve të dhunshme të përjetuara në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugët e qytetit Charlottesville janë mbledhur mijëra persona duke protesuar kundër racizmit, pasi në fundjavën e kaluar në këto rrugë të qytetit kryen marshime anëtarët e grupit racist Ku Klux Klan (KKK).

Grupi ka brohoritur me slogane kundër dhunës si dhe ka kënduar këngë. Një prej protestuesve Mike Ludgwick (47) në një deklaratë për AA, ka theksuar janë mbledhur “për të rimarrë rrugët.”

Pasi ka rikujtuar se në fundjavë në po të njëjtat rrugë u mblodhën anëtarët e KKK-së, Ludgwick tha se “Nga këto rrugë duhet të fshihen gjurmët e fashistëve. Edhe ne me qirinjtë në duar duke dalë në rrugët ku ata dolën me pishtarë dëshirojmë të fshijmë shenjat e tyre.”

Ndërsa Sarah Whitson (26) ka theksuar se ngjarje të ngjashme me ato të fundjavës janë përjetuar edhe në historinë e këtij qyteti.

“Në të shkuarën e këtij qyteti janë përjetuar luftëra raciste dhe kur këtë e lexojmë nëpër libra mendonim se kjo nuk do të përsëritej më asnjëherë, por kur vërejta ngjarjet e përjetuara në fundjavë kemi kuptuar se një potencial i tillë në komunitet mund të vihej në veprim në çdo moment. Gjithashtu e kuptuam se duhet të dalim në mbrojtje të rrugëve”, është shprehur Whitson.

Gjatë protestave në Charlottesville grupet raciste dhe ato kundër tyre u përballën me njëri-tjetrin, ku më pas një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një persona nga grupi i racistëve drejtoi një automjet mbi grupin kundër racistëve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne