Mijëra qytetarë amerikanë burgosen për shkak të borxheve

Vlerësohet se rreth 77 milion amerikanë kanë një borxh që u është transferuar tek një agjenci private përmbarimi. Mijëra vetë kanë përfunduar në burgje për borxhe të vegjël që arrijnë deri në 28 dollarë, me afro-amerikanët dhe hispanikët që renditen më të prekurit.

Të dhënat vijnë nga një raport i ri i botuar të mërkurën nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (ACLU) që përfshiu 26 shtete dhe Porto Rikon. Kjo praktikë shkel shumë ligje amerikane dhe federale, të cilat e ndalojnë burgimin e debitorëve.

Në një rast të përmendur në raport, një grua me aftësi të kufizuara që mbante një këmbë protezë, u kap për beli dhe u prangos tek këmbët nga dy oficerë policie të armatosur para se ata ta dërgonin në burg gjatë natës.

“Ata kishin një urdhër arresti dhe unë i pyeta për arsyen. Ata thanë: “Do të ta tregojmë më vonë,” tha Tracie Mozie nga Dickinson, Texas.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit hynë në dhomën e gjumit të Mozies për ta arrestuar për një kredi studentore federale prej 1,500 dollarësh që ajo kishte tërhequr në vitin 1986 për të paguar shkollën. Kredia kishte shkuar në 13,000 dollarë nga interesat dhe tarifat. Monzie nuk ishte në gjendje ta paguante sepse ishtë e papunë dhe jetonte nga përfitimet e aftësisë së kufizuar.

ACLU shqyrtoi më shumë se 1,000 raste debitorësh për të cilët gjykatësit e gjykatave civile kishin lëshuan urdhër- arreste. Në disa raste shumat ishin të vogla deri në 28 dollarë.

Sipas ACLU, ky është raporti i parë që analizon bashkëpunimin mes gjykatave dhe industrisë private të grumbullimit të borxheve në gjithë SHBA-në. Mbledhësit e borxhit privat përdorin sistemin e drejtësisë penale në përpjekje për ti detyruar debitorët që të paguajnë, madje edhe kur borxhet janë cështje të diskutueshme ose kur debitori nuk mundet që ti paguajë. Në Shtetet e Bashkuara veprojnë mbi 6,000 firma të grumbullimit të borxheve, të cilat mbledhin miliarda dollarë çdo vit.

Pas arrestimit, debitorët mund të qëndrojnë në burg për disa ditë derisa të paguhet borxhi. Në disa raste, ACLU zbuloi se disa persona ishin mbyllur në burg deri në dy javë.

Kjo praktikë shkel ligjet e shumta shtetërore dhe federale, si dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që ndalojnë burgimin e debitorëve.

Raporti zbulon se pasojat afatgjata të arrestimeve mund të jenë të thella. Urdhër arrestet mund të futen në të dhënat e kontrollit, që do të thotë se ato mund të rrezikojnë punësimin e ardhshëm të personit, aplikimet për strehim, arsimimin dhe qasjen në garancitë e sigurisë.

Në një rast në Maryland, një çift i moshuar u burgos sepse nuk u paraqitën në një seancë gjyqësore, seancë për të cilën ata nuk ishin njoftuar. Isaku, 83 vjeçar, dhe gruaja e tij Doris i detyroheshin 2,342.76 dollarë shoqatës së shtëpive dhe 450 dollarë tarifave të avokatit. Ata nuk ishin njoftuar as për seancën dëgjimore, e cila kishte qenë e planifikuar. Në paraburgim, Isaku filloi të villte gjak dhe u bë i papërgjegjshëm, citon raporti.

Megjithëse burgjet e debitorëve u bënë të paligjshëm nga Kongresi gati dyqind vite më parë, në të vërtetë kjo praktikë duket se vazhdon akoma./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne