Mike Pence bën thirrje për grusht shteti në Venezuelë

nga Stephen Lendman.

Që kur Hugo Chavez themeloi demokracinë sociale Bolivare në Venezuelë, një sistem vital dhe model për kombet e tjera, SHBA-ja ka thurur komplote për ta zëvendësuar atë me tiraninë fashiste.

I zgjedhur dhe i rizgjedhur në mënyrë demokratike, Nicolas Maduro e ka mbartur të ndezur pishtarin e Chavezit. Sistemi zgjedhor i Venezuelës është procesi më i mirë në botë, krejt e kundërta e procesit zgjedhor amerikan që është i korruptuar dhe i kontrolluar nga paratë, ku dy pari ekstremiste të krahut të djathtë luftojnë vazhdimisht për pushtet.

Venezuela është një shenjestër kryesore për shkak të rezervave të mëdha të naftës që ka në botë. Forcat e errëta të SHBA-së duan që naftën ta kontrollojnë vetë ata.

Ata duan që tirania fashiste të zëvendësojë demokracinë sociale Bolivare. Ata po zhvillojnë kundra vendit një luftë të gjatë si në anën politike, ekonomike, financiare ashtu edhe me sanksione, kurse ndërhyrja ushtarake është opsioni tjetër nëse taktikat e tanishme dështojnë.

Përpjekjet e mëparshme amerikane për grusht shteti kanë dështuar. Një tjetër tentativë është duke u zhvilluar. Të martën, Mike Pence inkurajoi rrëzimin e Maduros të rizgjedhur në mënyrë demokratike.

Ai i ktheu shpinën të vërtetës kur e quajti atë një “uzurpues” dhe një “diktator që ska të drejtën legjitime për të pretenduar pushtetin”, duke gënjyer më tej se ai “kurrë nuk e ka fituar presidencën me zgjedhje të lira dhe të drejta dhe e ka ruajtur pushtetin duke burgosur këdo që ka guxuar ta kundërshtojë”.

Të gjitha pretendimet e mësipërme janë mashtrime të mëdha. Pence “shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara” për një ndryshim të regjimit, duke mbështetur kryetarin e përkohshëm kukull të Asamblesë Nacionale Juan Guaido.

Deklarat e së martës nga Pence mund të sinjalizojnë një komplot për të larguar Maduron me forcë, mënyra amerikane që ndodh shpesh herë.

Maduro ju përgjigj duke thënë se zëvendës presidenti amerikan ka arritiur nivelin më të ulët që prej 200 vitesh të marrëdhënieve dypalëshe. Ai urdhëroi që marrëdhëniet dypalëshe të rishikoheshin të gjitha.

Ai e denoncoi komplotin për grusht shteti. Ministria e Jashtme e Venezuelës e akuzoi regjimin e Trumpit se kishte synime për vendosjen në Karakas të një qeverie kukull dhe shtoi: “Qeveria e Republikës Bolivare të Venezuelës denoncon edhe një herë përpjekjet e elitës supremaciste që kontrollon Shtëpinë e Bardhë për të promovuar një grusht shteti në Venezuelë, duke sulmuar Kushtetutën, Demokracinë dhe Paqen në vend”.

“Ndërkohë që presidenti kushtetues i Republikës Bolivariane të Venezuelës Nicolas Maduro kërkon dialog me një respekt mes vendeve. Nga ana tjetër Bolton përqafon skenarin aventurier të një grushti shteti, i gjendurhistorikisht gjithmonë në axhendën imperialiste”.

“Pa marrë parasysh sa të fuqishme janë presionet, kërcënimet dhe sulmet, qeveria bolivariane nuk do ta dorëzojë kurrë mbrojtjen integrale të sovranitetit të popullit venezuelian”.

“Venezuela do ta përdorë të gjithë fuqinë e saj politike, morale dhe kushtetuese për të mposhtur agresionin imperialist me të gjitha format e tij”.

Maduro denoncoi ndërhyrjen amerikane, duke thënë: “Sulmi imperialist kundër Venezuelës është pjesë e një mosmarrëveshje rajonale që promovon imperializmin për rikthimin e asaj që ata e shohin si oborrin e shtëpisë së tyre”.

Të hënën, forcat e armatosura venezueliane zmbrapsën një sulm nga një “grup i vogël sulmuesish të pozicionuar në zonën komando nr. 43 të Gardës Kombëtare Bolivare, duke tradhtuar në këtë mënyrë betimin e tyre për besnikëri ndaj atdheut dhe institucioneve të tij”.

Gerson Soto Martinez, komandant i koordinimit të policisë së Macaraos, njoftoi, duke shtuar: “Renegatët kryengritës morën dy automjete ushtarake dhe pastaj hynë me forcë në selinë e sigurisë urbane që gjendet në qytetin Petare Sucrem dhe morën armë si dhe rrëmbyen nën kërcënimin e vdekjes dy oficerë dhe dy anëtarë të rojes kombëtare.”

Elementët e përfshirë u dorëzuan kur u kapën dhe komploti i tyre i bërë në SHBA u prish. Sipas ministrit të komunikimit të Venezuelës Jorge Rodriguez, ata kërkuan që më 23 janar të gjeneronin dhunë gjatë protestave të orkestruara të opozitës.

Ai akuzoi ekstremistët se ishin përfshirë në këtë komplot të cilët kishin zbatuar urdhëzimet e Mike Pence. Pas fitores së madhe nga Maduro të zgjedhjeve të majit, zëvendës presidenti amerikan e refuzoi të vërtetën dhe e quajti procesin “një mashtrim, as të lirë dhe as të paanshëm” duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë në heshtje ndërkohë që Venezuela shkatërrohet … Amerika qëndron kundër diktaturës dhe është me popullin e Venezuelës”.

SHBA është e famshme për mbështetjen e despotëve më të këqinj të botës. Qendrimi i saj ndaj qeverisjeve demokratike, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithe ka qenë për një kohë të gjatë një qëndrim armiqësor.

Thirrja e Pence për të marrë armët mund të ketë qenë një sinjalizim për komplotin e fundit djallëzor të SHBA-së për të eliminuar një herë e përgjithmonë demokracinë sociale të Venezuelës, megjithëse Trump mund të ketë taktika të tjera në mendje./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne