Mike Pence i shpall luftë botës nga West Point

nga John Wight.

Fjalimi që zëvendëspresidenti i Trumpit, Mike Pence, dha kohët e fundit për të diplomuarit në West Point do të mbahet mend në histori lidhur me arsyetimin e tij të gabuar.

Ishte një fjalim i mbushur me aq shumë fjalë që lidheshin me luftën, sa që edhe nga ndonjë aktor filmash Hollividi nuk do të kishit mundur që ta dëgjonit. Megjithatë, ai ishte i vërtetë dhe si i tillë që ishte, bota duhet të zgjohet, por edhe për faktin se kjo administratë është mbushur me grindavecë dhe me njerëz të krisur.

Për respektin dhe konsideratën tuaj, këtu kemi një nga pjesët më të buta të fjalimit që u adresuan nga Pence në West Point: “Është një siguri virtuale se në një moment të jetës tuaj keni për të luftuar në fushën e betejës për Amerikën. Ju do të drejtoni ushtarët në luftime. Ka për të ndodhur. Madje disa prej jush do të mund të thirren për të shërbyer edhe në këtë hemisferë.”

Shteti që menjëherë të vjen në mendje pas leximit të fjalimit të mësipërm është Venezuela, e cila gjatë muajve të fundit i ka rrezistuar agresionit amerikan dhe sanksioneve të tij të egra ekonomike të cilat sipas institutit të studimeve strategjike ‘Center for Economic and Policy Research’, kanë vrarë më shumë se 40,000 njerëz që kur u implementuan nga administrata Trump në vitin 2017.

Kërcënimi u paraqit ndaj qeverisë sovrane të zgjedhur në mënyrë demokratike të Venezuelës nga një tufë neokonsrvatorësh fanatikë në Uashington. Në të vërtetë ky është një shembull i pastër i banditizmit ndërkombëtar me një ngjashmeri me rrethimin e Sirakuzës (Sicilia lindore) nga Roma e lashtë gjatë Luftës së Dytë Punike.

Ndryshimi midis Romës së lashtë dhe Romës së kohës sonë, dmth. Uashingtonit, është se sipas zëvendëspresidentit aktual Mike Pence, Amerika jo vetëm që do të shkojë drejt një lufte me ndonjë shtet, por në të njëjtën kohë do të hyjë në luftë edhe me gjithë botën.

Lexojeni këtë fjalim:

“Disa prej jush do ti bashkohen luftës kundër terroristëve radikalë islamikë në Afganistan dhe Irak. Disa prej jush do ti bashkohen luftës në Gadishullin Korean dhe në Indo-Paqësor, ku Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë paqen dhe ku një Kinë gjithnjë e më militarizuese sfidon praninë tonë në rajon. Disa prej jush do ti bashkohen luftës në Evropë, ku një Rusi agresive kërkon të rishkruajë kufijtë ndërkombëtarë me forcë. Dhe disa prej jush madje mund të thirren për të shërbyer edhe në këtë hemisferë. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë e di se do të gjendeni nën zhurmën e armëve duke bërë detyrën tuaj, dhe ju do të luftoni dhe do të fitoni”.

Edhe pse mund të spekulohet me justifikimin se dikush që ka shkruar fjalimin e zëvendëspresidentit mund të ketë qenë i dehur në atë kohë, vetë ai nuk mund ta pranojë një justifikim të tillë. Në fakt ai ishte tërësisht i matur kur po i adresohej asamblesë të të diplomuarve ushtarakë. Shpresojme që të paktën disa prej tyre, teksa e kanë dëgjuar të kenë lëshuar britma me zë të ulët, “Cfarë?! Mos jeni gjë i krisur?! ”

Perandoritë kanë jetëgjatësi më të qëndrueshme kur kanë forcë në idetë e tyre dhe jo kur kanë ide të ardhura nga forca e tyre. Dhe kur idetë nuk janë më të mjaftueshme për t’i mbështetur ato dhe kur e gjitha që kanë lënë është forca, asgjë nuk mund ta ndalë rënien e tyre. Për këtë kemi historinë që nuk të lë asnjë dyshim.

Si rrjedhim sot është e qartë se Perandoria e kohës sonë, që e zë fillin në Uashington, është në rënie. Dhe rënien ajo e ka filluar që në ditët ‘mad dog days’, kur sulmonte armiqtë që kishte kultivuar gjatë përpjekjes për të vendosur ligjin e saj në gjithë botën, kohë kur po bëhej gjithjë e më shumë agresive dhe luftarake në përpjekjen e dëshpëruar për të ruajtur dhe mbajtur hegjemoninë që pati gëzuar për shumë kohë.

Buxheti ushtarak i cili këtë vit do të arrijë shifrën 750 miliardë dollarë dhe që është më i madh se cdo buxhet ushtarak i çdo vendi dhe ekonomie tjetër të përparuar, i dërgon një mesazh botës, jo si vend i fuqishëm por si i dobët, jo për sigurinë, por për pasigurinë, dhe jo për superioritetin moral por për inferioritetin moral.

Kjo gjithashtu përbën edhe një sulm ndaj vetë popullit amerikan, i cili gjendet i mishëruar edhe tek fjalimi ‘Mundësi për Paqe’ i ish-Presidentit Dwight D Eisenhower në vitin 1953.

“Çdo armë që është bërë, çdo luftanije që ka nisur lundrimin, çdo raketë e gjuajtur, nënkupton një vjedhje për ata që muk kanë të hanë dhe vuajnë urie, për ata që kanë ftohtë pasi nuk kanë cfarë të veshin. Kjo botë armësh nuk po shpenzon vetëm para.

Ajo po shpenzon djersën e punëtorëve të saj, gjenialitetin e shkencëtarëve të saj, shpresat e fëmijëve të saj. Kostoja e një aeroplani modern bombardues është kjo: Në mbi 30 qytete, të ndërtohet në secilin prej tyre nga një shkollë e re. Dy termocentrale, ku secili i shërben një qyteti prej 60,000 banorësh. Dy spitale të mirë pajisur me mjetet e duhura dhe rreth 50 milje autostradë.

Ne paguajmë për një aeroplan të vetëm luftarak mbi gjysmë milion ton grurë.

Ne paguajmë për një anije luftarake distrojer aq shumë shtëpi të reja sa që mund të strehonim më shumë se 8,000 njerëz.

Kjo është rruga dhe drejtimi që po ndjek sot bota. Kjo nuk është aspak një mënyrë jetese e mirë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nën renë e një lufte kërcënuese gjendet sot njerëzimi”.

Z. Trump, Z. Pence, Z. Bolton, Z. Pompeo, dhe kudo qofshi ju neokonë: lexojini me vemendje dhe përvetësojini fjalët e Eisenhowerit dhe për hir të të gjithëve si dhe për vetet e juaja, zgjidhni jetën.

 

John Wight ka shkruar për një shumëllojshmëri gazetash dhe faqesh interneti, te cilat përfshijnë the Independent, Morning Star, Huffington Post, Counterpunch, London Progressive Journal, dhe Foreign Policy Journal.

Burimi: rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne