Mike Tyson: Kam dëshirë të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan

Ish-kampion botëror i peshave të rënda, Mike Tyson, ka shprehur dëshirën për t’u takuar dhe njohur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të ardhshme të tij në Turqi.

Ish-kampion botëror i peshave të rënda, Mike Tyson, ka shprehur dëshirën për t’u takuar dhe njohur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të ardhshme të tij në Turqi.

Tyson, 51 vjeç, ka pasur një takim me producentin turk, Murat Isilak, vëlla i ish-deputetit të AK Partisë, Ugur Isilak, njëherësh poet, këngëtar dhe kompozitor i shquar.

Boksieri me famë botërore, tashmë në pension, është ftuar nga Murat Isilak për të marrë pjesë në një eveniment, që do të organizohet në Turqi gjatë muajit tetor.

“Kur të vij në tetor, dua që të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan”, ka thënë Mike Tyson duke kërkuar ndihmën e producentin turk për të plotësuar këtë dëshirë të tijën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne