Miliarderët Meta e Monika s’pyesin për SHBA: Sa të kemi fukarenjtë e Elbasanit, s’keni çfarë na bëni

Leku i tepërt të bën të të duken “miza” të gjithë ata që ke përballë, qofshin këta shqiptarë apo dhe të huaj dhe të rëndësishëm.

Për më tepër po të jesh pasuruar përmes abuzimit me paratë e të tjerëve, teksa je rritur përmbi 10 breza si i vobektë dhe kothere, marrëzia e këtij lloji tejkalon të gjitha limitet.

Kështu ka ndodhur dhe me familjen presidencialo-opozitare Ilir Meta e Monika Kryemadhi, të cilët sipas vetë Monikës vinin nga familje të thjeshta dhe se vitet e para të martesës hanin tre herë në ditë bukë e djathtë. E ka thënë vetë Kryemadhi në një intervistë të gjatë për mediat.

Por teksa rritej rangu i karrierës në politikë, shtoheshin dhe thasët e parave, për të mbërritur tashmë në zotërimin me “zotësi” të titullit “sheikë të Ballkanit”, pa pasur asnjë biznes zyrtar.

Me floririn e vjedhur të shtetit dhe të depozituar në bankat e Londrës, me pasuri të tundshme dhe të patundshme pafund, nga resorte turistike, kompani intertesh, mermeri dhe gurore e deri tek linjat e dyqaneve të veshjeve, miliarderët Meta dhe Monika tani nuk pyesin as për SHBA-të.

Këtë e ka thënë dy herë brenda dy ditëve Monika Kryemadhi, e cila teksa ka risjellë në memorien e shqiptarëve rolin e DASH për 30 qershorin dhe kërcënimin ndaj opozitës që të mos dhunojë institucionet, ka treguar dhe për bisedën e saj me Palmer.

“Më mori Palmer në telefon dhe ja hapa. Më tha mos digj mandatet, i thashë je me vonesë zotëri.

Nuk ka çfarë më bën Departamenti Amerikan i Shtetit, sepse mua më mbështesin fukarenjtë e Elbasanit”, ka përsëritur këtë refren me mburrje Kryemadhi.

Nuk mund të ketë asnjë qasje të Monikës dhe Metës me të famshmin fshatar të Shqipërisë së Mesme, Haxhi Qamili, i cili thoshte se “sa të kem Shijakun dhe Kavajën, me Luzin breda, nuk pyes për Evropin se nuk ka çfarë më bën”.

Haxhi Qamili ishte i varfër, ndërsa miliarderët Meta e Monika nuk dinë se ku i kanë paratë e vjedhura dhe besojnë verbërisht se me këto para mund të blejnë dhe dinjitetin e fshatarëve të varfër të Elbasanit apo kudo në Shqipëri.

Paraja u ka zënë sytë, aq sa nuk llogarisin askënd përballë, dhe zyrtarët më të lartë të shtetit më të fuqishëm në botë. Kanë fshatarët e varfër të Elbasanit përkrah, sipas Monikës./Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne