Miliarderi Soros “ua hedh” tatimeve amerikane”, fsheh 18 miliardë dollarë

Një artikull i “Wall Street Journal” ka hedhur dritë mbi disa pasuri të George Soros, të cilat arrin ti mbajë larg autoriteteve amerikane.

Sipas gazetës, George Soros fsheh 18 miliardë dollarë amerikanë, të cilat autoritetet për tatim në SHBA nuk mund t’i prekin dot.

Sipas “Wall Street Journal” Soros paratë i mban në një organizatë private humanitare, e cila është më e madhe se sa ekonomia e Xhamajkës apo Shqipërisë.

Soros ka transferuar mbi 19 miliardë dollarë nga fondi i tij i investimeve në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur vitet e fundit, shkruan gazeta amerikane dhe shton se kur një person jep si donacion një pasuri të pacaktuar fondacionit privat, mund të mbajë 20% të tregut të saj në tatimin e paraqitur, gjë që mund të vlejë për pesë vjet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne