Militantët i dorëzojnë 30 automjete të blinduara ushtrisë ruse në Siri

Ushtarët rusë kanë konfiskuar 30 automjete të blinduara, mitralozë dhe mortaja në depot e armëve të militantëve në 24 orët e fundit, tha gjeneral-major Juri Jevtushenko, shefi i qendrës ruse për pajtimin e palëve ndërluftuese në Siri.

“Nën kontrollin e oficerëve rusë të qendrës së pajtimit, ekstremistët kanë dorëzuar tek Forcat e Armatosura të Republikës Arabe të Sirisë 30 autoblinda, gjashtë mortaja me kalibër të madh, 23 raketa taktike, 111 mina, 60 granata dore dhe më shumë se 63.000 municione për armët e vogla “tha Jevtushenko. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, forcat qeveritare siriane kanë marrë kontrollin e arsenaleve që përmbajnë një sasi të madhe të municioneve. Përveç kësaj, 266 refugjatë sirianë u kthyen në provincën Homs, ndërsa 648 në provincën Deir ez-Zur dhe 381 në Ghouta Lindore. Gjatë 24 orëve të fundit, 313 refugjatë sirianë u transportuan në qytetin Manbixh në provincën Alepo, bashkë me sendet e tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne