Militantët vrasin 20 persona në Burkina Faso

Disa militantë të dyshuar sulmuan një fshat në veri të Burkina Fasos gjatë natës, duke vrarë rreth 20 persona, njoftuan mediat duke cituar autoritetet.

“Së paku 18 civilë u vranë nga individë të armatosur në fshatin Bani në provincën Seno të rajonit Sahel”, thuhet në raportimin e mediave, duke cituar një njoftim nga provinca.

“Sulmuesit ishin shumë të armatosur dhe në motoçikleta”, njoftohet më tej.

Siç thuhet, në rajon po mbizotëron panik, ndërsa banorët po arratisen nga zona.

Sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve janë rritur javët e fundit në Burkina Faso.

Në janar, deputetët miratuan një ligj që lejon rekrutimin e vullnetarëve civilë për të mbrojtur vendin.

Mediat tregojnë se militantët kishin paralajmëruar banorët të largoheshin nga zona disa ditë më parë.

Sulmi vjen një javë pas disa sulmeve të ngjashme në veri të vendit.

Më 25 Janar, 39 civilë u vranë në një sulm në fshatin Silgadji në provincën fqinje Soum, në veriperëndim të Senos.

Shifrat e OKB-së tregojnë se sulmet e militantëve në Mali, Niger dhe Burkina Faso kanë lënë të vdekur 4.000 persona në vitin 2019, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë humanitare, pasi 600.000 banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Franca të dielën njoftoi se stacionon 600 trupa shtesë në rajonin Sahel./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne