Milloshoski: Grubi ka shumë frikë nga Lëvizja Besa

Deputeti i OBRM-PDUKM-së opozitare, Antonio Milloshoski në rrjetin social Twitter ka shkruar për frikën që sipas tij Artan Grubi e ndjen nga Lëvizja Besa.

”Kam parë njerëz me frikë, por jo aq sa Artan Grubi që ka frikë prej Lëvizjes Besa!”

Në këtë postim, Milloshoski kërkon reforma në BDI.

Ndryshe, ky qëndrim i Milloshoskit lidhet me deklaratat e Artan Grubit në Kuvend gjatë debatit për Qeverinë e re ku mes tjerash deputeti i BDI-së, Grubi e quajti Lëvizjen Besa si Lëvizja Ik dhe partner të OBRM-PDUKM-së në opozitë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne