Mini-Shengeni në sytë e Injorancës së Politikanëve Kosovarë

Nga Pirro Prifti

Nuk është për tu habitur por është për të ardhur keq se si disaliderë të Kosovës përfshi Hajradinaj, Albin Kurti, isa Mustafa dhe disa politikanë radikalistë  nga LDK dhe VV ndoshta dhendonjë tjetër në një kor së bashku me  të korruptuarit qëpërbëjnë Opozitën e Rrugës në Shqipëri, çuditërisht të përfshirënë këtë gërmadhë mediatike dhe avokatin inatçi Ngjela, tëngriutr në kor së bashku mallkuan, shanë, u hakërryen kundërtakimit të  katër liderëve të Ballkanit perëndimor në Tiranë.

Dalin disa pyetje: Përse kjo histeri kundër takimit?  Është bërëtakimi pa miratimin e BE dhe SHBA? i ka thirrur Edi Rama dheka vepruar në kokë të vet? A është ky takim kundër Kosovës? A është ky takim për të bërë një Jugosllavi të re? Apo ka ndonjëkuptim tjetër.

Konspiracioni i ngritur nga `Usta i paudhi` i opozitës shqiptaretë rrugës, ka hedhur në luftim të gjitha mediat dhe profesorët e rrugës kundër takimit.

Po le të spjegojmë se cfarë është Shengeni për të cilinkundërshtohët kaq shumë nga politikanët injorantë të Kosovësdhe nga disa Opozitarë të rrugës të drejtuar nga Usta i Paudhi.

Nisma e Shengenit Rajonal shihet si strategji jo vetëm do përshpejtojë zhvillimin ekonomik e shoqëror rajonit, por edhekohën e anëtarësimit BE. Minishengeni Ballkanik realizon: Një Ballkan Perëndimor synon garantojë katër lirithemelore:

lëvizjen e lirë njerëzve,

lëvizjen e lirë të mallrave mallrave,

lëvizjen e lirë të shërbimeve

levizjen e lirë të kapitaleve.

Në fakt, Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin BE por përshpejton integrimin. Për tu bërë anëtarë të BE.

Nisma për krijimin „de jure” dhe „de facto” Mini-SchengenitBallkanik thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse reja procesin e integrimit BP BE, e artikuloi për herë parë Kancelarja gjermane Merkel, gusht 2014, kur lanҫoinismën diplomatike njohur si Procesi i Berlinit.

Baza e nismës tanishme janë marrëveshjet e arritura kuadër këtij procesi, por parealizuara, gjatë 5 viteve këtijprocesi. Liderët e 4 vendeve BP thanë njëzëri samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin plus”.

Kryeministri Rama sqaroi se: “Ky proces është koherencë plotë me ambicien e gjitha vendeve BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuarforcat përshpejtojmëprocesin e integrimit BE dhe krijojmë hapësirën tonë standardet i përgjigjen 4 lirive BE: lirisë lëvizjes njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve; vendet e BP i kanë gjitha forcat për zbatuar marrëveshje arritura parë kuadër procesit Berlinit, CEFTA apo nismave dhe tryezave tjera”.

Kjo është me pak fjalë Projekti Minishengen. Atëhere tju japimpërgjigje histerisë AntiShengen të iniciuar nga drejtuesitkosovarë por dhe Opozitës tonë të rrugës e cila vepron taktikishtnjëlloj si diktatori Enver kur godiste armiqtë e Partisë duke e parë kundërshtarin si armik që duhet asgjësuar, dhe jo siopponent në systemin demokratik me të cilin duhet të diskutoshdhe t ëarrish një opsion të pranueshëm.

së pari Projekti Shengen është projektuar nga BE dhe jo nga Edi Rama, pra këtu politikanët e paditur kosovarë, nuk i thonë teverteten popullit kosovar.

Së dyti gabimet dhe fajet e politikaneve injorante te Kosovestecilet jane takuar shume here me Serbet nga 2017 e deri më sot,dhe nuk u kane kerkuar asnjehere qe te kerkojne falje per genocidin ndaj kosovarevemos ta kalojnë fajet e tyre tekqeveria shqiptare dhe Edi Rama. Faji eshte pikërisht tek politikate gabuara të politikanëve kosovarë.

Së treti, Shqiperia përsa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia,ka te drejten ligjore dhe morale te marre pjese ne rregullimin e maredhenieve Kosove-serbi , si pale qe i eshte marre territori ne 1913 nga Serbia.

Së katerti , politikanet kosovare duan qe ta perdorin Kosoven si`pashallek turk`, dhe te mos pyesin askend se sit ë veprojnëbrënda territorit kosovar, por harrojne se Kosova u clirua ngaNATO, dhe se kane detyrime si ndaj NATOS, BE, SHBA, dheShqipërisë.

Së pesti shpresojme qe populli i kosoves te kuptoje se disapolitikane të kosovës, qe i kane hypur asaj siper, jane radikalistedhe nuk e duan as BE, e as Shqiperine, por duan  pashallekosman qe ta drejtojne e te bejne qejf vete.

Shpresojme qe keta radikalistë populli i Kosoves ti heqe qafe me votë, dhe te ndihmohet nga BE dhe Shqipëria për të ecur nërrugën e duhur.

Së fundmi Minishengen eshte per levizjen e lire te popullit. Perse nuk e duan këtë politikanët kosovarë?

Mund të shikojmë me shqetësim gjithashtu shtrembërimin që ibëjnë problemit kundërshtarët në Kosovë dhe Shqipëri, nëmënyrë që fajin e tyre të mos sukseseve në negociata dhe nërealizime brënda Kosovës,  ta çvendosin dhe t`ja faturojnëTiranës, duke e mbështjellë këtë faj me kostumin e Nacionalizmit dhe të tradhtisë apo ndaj atdheut, duke hedhurmonedhën e pa vlerë të gjoja krijimit të një Jugosllavie të madhenga ky Mini-shengen.

E gjitha kjo, është gënjeshtër për të mbuluar paaftësinë politiketë politikanëve Kosovës. Këtij Konspiracioni i ështëbashkangjitur edhe opozita e rrugës shqiptare e cila nxin me akuza bardhësinë e rezultateve që mund të arrijë  ProjektiMinishengen.

Sidoqoftë më groteskja na vjen nga avokati i lodhur Ngjela i cilifshihet pas parrullave pro-amerikane për të këmbëngulur se fjalët e tij na qënkan të vërteta. i gjori Avokat që nuk u bë dot Ministër në qeverisjen Rama dhe Berisha dikur. Mllefi i postit ika rritur helmin thumbit.

Shiko çfarë thotë avokati i tromaksur në një shkrim të tijin tekgazeta liberale.al :Tani, pas pavarësisë Kosovës, forcimi isegmentit shqiptar TiranëPrishtinë, është fakt rrëzimihistorik i hegjemonisë serbe si pushtuese territoresh gjerashqiptare. Pikërisht këtë pikë vjen e shfaqetShengeniBallkanik”. Por Kosova nuk e pranoi. As Parlamenti shqiptarnuk do ta votojë, keni për ta pare“ ?! vetëm inat e xhelozi se saanalizë.

Këta krijojnë një konspiracion të gjallë dhe fantazi idiote dhefraza pa kuptim. Pa kuptim sepse forcimi i segmentit shqiptarTiranëPrishtinë automatikisht do të dobësojë Serbinë si jashtëMinishengenit ashtu dhe brënda Minishengenit sepse duke u përfshirë Kosova në Minishengen  do të forcohet faktori shqiptarmë shumë sepse në lëvizjen e lirë do të përfshihen dhe Presheva, Bujanovci, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi. A e kuptoni absurdin e avokatit?

Po ky absurd konspirativ është i thurrur nga radikalistët si njëKonspiracion serbo-rus (??!!) sikur Mini Shengeni do të forcojëSerbinë; kjo po trumbetohet nga disa radikalistë kosovarë dhedisa  armiqë të shqiptarëve.

Përse? sepse Projekti më i madh Anti-shqiptar nuk ështëMinisShengeni, (përkundrazi), por Projekti për ta mbajturShqipërinë dhe Kosovën dhe të gjithë faktorin shqiptar tëdestabilizuar dhe të dobët gjithë kohës.

Sa herë që përpiqet BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë,  sa herë që përpiqen forcat progressive në Shqipëri për të forcuarekonomine, rolin në botë, integrimin në BE, aq herë forca dhelobime anti-shqiptare përpiqen për të kundërtën duke penguarforcimin dhe Katër pikat që kërkon BE nëpërmjet Minishengenitpër ta integruar Shqipërinë më në fund në BE.

Po kush qënkan këto forca të fshehta që kanë 30 vjet dhendoshta edhe shumë më përpara për ta mbajtur Shqipërinë dheKosovën të destabilizuar? Sipas mendimit tim dy grupime janë:

Grupime politike radikaliste që nuk e do as BE, as SHBA e as Shqiperi dhe Kosovën në Perëndim. Dhe kjo kuptohet se kushjanë.

Grupime politike të korruptuara në Shqipëri dhe Kosovë që nukduan të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë bërë kundër vëndit tëtyre, dhe kanë frikë nga  dhënia llogari.

Shumëkush mund tu bëjë dy pyetje të thjeshta zëçjerrësave tëpaditur të facebook-ut e portaleve që shajnë Shqipërinë, Ramën, Minishengenin, që derdhin vrer e ofendojnë këdo nëpër portale, por gjithashtu  të veshur me petkun e një nacionalizmi  arrogant dhe rracist jetojnë me të kaluarën e hidhur dhe predikojnë luftëkundër kujtdo :

Me kë do të luftoni mor njerëz të mirë? Me Serbinë? Përse? Kosova është e lirë dhe liria e saj është e garantuar nga NATO, SHBA dhe BE.

Shani Shqiptarët dhe Edi Ramën për tradhti? Kundër kujt? A nuk ishte Edi Rama që i tha në Beograd Vuçiçit se Kosova ështëe pavarur?, në një kohë që ju jeni takuar dhjetra herë më Serbëtdhe Vuçiçin dhe nuk e keni shprehur asnjëherë jo vetëm seKosova është shtet i pavarur por as e keni kërkuar zyrtarishtnëpërmjet këtyre politikanëve injorante që Serbia të kërkojëNdjesë për vrasjet dhe Genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Thjesht, populli i Kosovës duhet të jetë i kujdesëshëm se kujtpolitikani apo partie politike duhet ti japë votën. Ka shumëmundësi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje sepsepashallarët e politikës kosovare po kacafyten për poste dhe nuk e kanë mëndjen për të ardhmen e saj., por jam i sigurtë për një gjë se Shqipëria është në anën e Kosovës, sepse Kosova është pjesëe saj dhe Shqipëria do të bëjë çdo gjë për tu integruar në BE sëbashku me popullin Kosovar. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne