Shqiperia

Minishengeni Ballkanik/ Shoqëria civile nga Pogradeci: Tradhëti kombëtare!

Takimi tre palësh në Ohër mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka sjellë reagim në anën tjetër të liqenit.

Minishengenin Ballkanik, aktivistë të shoqërisë cilvile, gjatë një takimi në Pogradec, e cilësuan tradhëti kombëtare dhe axhendë personale të kreut të qeverisë Rama.

“Po bën një Jugosllavi të re pa praninë e Kosovës dhe duke orientuar Shqipërinë nga lindja dhe jo nga perëndimi”, shprehet ideatori i takimit, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Kalaja thotë se Kryeministri nuk u konsultua për këtë projekt as me partnerët ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Momenti kur po bëhet ky Minishengen Ballkanik dhe kur u lançua nga Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama ishte momenti që ne prisnim çeljen e negociatave nga BE.U duk si mjet presioni nga ana e kryeministrit Rama i cili i tha Europës në rast se ju nuk më pranoni, ja ku e kam Serbinë, Lindjen dhe Rusinë dhe unë do të shkoj me ta”, vijon Kalaja.

Tryeza e zhvilluar në Pogradec me temë “Për shqiptarët dielli lind nga perëndimi” ishte e gjashta në radhë ndërsa organizatorët kanë premtuar të tjera reagime kudo që ka shqiptarë./Tpz

OPINIONE