Minishengeni/ Edita Tahiri jep alarmin: Po krijohet bërthama ekonomike për Serbinë e Madhe

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka dhënë alarmin se minishengeni po i shërben Serbisë për të zgjeruar kufijtë e saj ekonomikë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri u shpreh kundër takimit të minishengenit, ndërsa falenderoi shqiptarët për qëndrimin e mbajtur këto dy ditë.

“Se ideja e ‘mini-schengenit’ krijon bërthamën ekonomike për “Serbinë e Madhe” këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës.

E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Edita Tahiri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne