Ministrat e Jashtëm të Turqi-Iran-Rusi të shtunën takohen në Moskë për Sirinë

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë Turke thuhet se ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) më 28 prill do të takohet në Moskë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov dhe atë iranian Xhevad Zarif.

“Në takim do të vlerësohet në të gjitha aspektet bashkëpunimi në kuadër të mekanizmit të Astanës dhe do të diskutohen masat që mund të ndërmerren në të ardhmen”, vijon komunikata.

Procesi i Astanës ka filluar me mbledhjen e parë që është mbajtur në janar të 2017-s në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me nismën e tre vendeve për të kontribuar në zgjidhjen e krizës siriane.

Për herë të fundit Çavushollu, Lavrov dhe Zarif ishin takuar në ministerialin që ishte mbajtur për Sirinë më 15 mars në Astana./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne