Ministrat turq reagojnë ndaj vendimit skandaloz të ShBA-së

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gyl dhe ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu kanë reaguar ndaj vendimit të ShBA-së për të vendosur sanksione ndaj tyre.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gyl (Gül) në postimin që ka bërë në Twitter ka vlerësuar vendimin skandaloz që ShBA-ja ka marrë për sanksione kundër tij.

“Unë nuk kam asnjë pronë, as edhe një qindarkë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) apo në ndonjë vend tjetër”, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl.

“Unë nuk kam pasur ndonjë ëndërr tjetër në jetën time, përveçse të jetoj dhe të vdes në këto toka. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në ndonjë vend tjetër jashtë Turqisë nuk kam as ndonjë pasuri, e as një qindarkë të vetme. Nëse do të jem mirë, një ditë do të blej një ullishte në vendlindjen time, Gaziantep”, është shprehur ministri Gyl.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) në reagimin e tij ndaj vendimit të administratës amerikane shkruan:

“Në ShBA kemi një plaçkë, FETO-n (kreun e organizatës terroriste gylensite). Atë nuk do ta lëmë atje, do ta marrim”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne