Ministri i Brendshëm grek viziton Turqinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) ka pritur të enjten në një takim zyrtar në Ankara homologun e tij grek Ioannis Mouzalas.

Ministrin e Migracionit të Greqisë, ministri Sojllu e priti në hyrje të Ministrisë.

Pastaj u mbajtën takimet dypalëshe dhe mes delegacioneve, nën drejtimin e Sojllu dhe Mouzalas.

Mësohet se disa nga temat që janë trajtuar në këto takime ishin: lufta me emigracionin e jashtëligjshëm, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe antiterrorizmin, aktiviteti i Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO) në Greqi dhe marrëveshja e nënshkruar në 18 mars 2016 ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për parandalimin e migracionit të parregullt./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne